Ndërlidhjet

Rusia do të njohë zgjedhjet separatiste në Ukrainë


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska planifikon të njohë zgjedhjet që do të mbahen në lindje të Ukrainës, më 2 nëntor, me gjithë kundërshtimet e qeverisë në Kiev.

"Është e rëndësishme të legjitimohen autoritetet atje", ka thënë Lavrov për gazetën ruse “Izvestia”.

Liderët e kryengritësve pro-rusë në Donjeck dhe Luhansk kanë thënë se do të mbajnë zgjedhjet për të zgjedhur parlamentet separatiste dhe liderët e tyre.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se të gjitha zgjedhjet lokale që mbahen në Ukrainë, duhet të organizohen në përputhje me ligjet e Ukrainës.

Ai ka thënë se Kievi nuk do t’i konsiderojë si të ligjshme zgjedhjet në Donjeck dhe Luhansk.

Kievi u ka ofruar vetëqeverisje trevjeçare disa pjesëve të Donjeckut dhe Luhanskut dhe ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen më 7 dhjetor.

Separatistët pro-rusë në këto dy rajone kanë shpallur pavarësinë, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në muajin mars.

XS
SM
MD
LG