Ndërlidhjet

Hollande, vizitë historike në Australi


Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Francois Hollande do të bëhet presidenti i parë francez që do të vizitojë Australinë muajin e ardhshëm.

Hollande do të qëndrojë në Sidnej dhe Kanbera më 18 dhe 19 nëntor, “për të forcuar lidhjet historike dhe ekonomike midis Francës dhe Australisë”, ka bërë të ditur zyra e tij.

Presidenti francez do të marrë me vete një delegacion të madh të biznesit dhe udhëtimi i tij do të përfshijë bisedimet me kryeministrin australian, Tony Abbott.

Në vitin 2012, Franca dhe Australia kanë nënshkruar marrëveshje për partneritet strategjik, e cila ka për qëllim të forcojë lidhjet në fushat politike, të mbrojtjes, të sigurisë dhe të zhvillimit ekonomik.

XS
SM
MD
LG