Ndërlidhjet

Lideri verikorean ka operuar nyjën e këmbës


Kim Jong-Un (majats)

Kim Jong-Un (majats)

Koreja e Jugut ka bërë të ditur se lideri verikorean, Kim Jong-Un, i cili ishte larguar nga opinioni publik për gati gjashtë javë, i është nënshtruar një operacioni për të hequr një cistë nga nyja e këmbës.

Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare në Seul ka thënë se ekspertë të huaj mjekësorë janë dërguar në Phenjan, për të kryer operacionin diku në shtator ose në tetor.

Mungesa e gjatë e Kimit në opinionin publik ka nxitur spekulime për shëndetin e tij.

Ai është rishfaqur në median shtetërore pak ditë më parë, duke ecur me një shkop.

Nuk është ende e qartë se si agjencia jugkoreane e inteligjencës ka siguruar informacionin.

XS
SM
MD
LG