Ndërlidhjet

BE heq sanksionet ndaj familjes së Millosheviqit


Presidenti i ish Jugosllavisë, Slobodan Miloseviq
Presidenti i ish Jugosllavisë, Slobodan Miloseviq

Bashkimi Evropian ka shfuqizuar sanksionet ndaj presidentit të ish- Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq, familjes së tij dhe bashkëpunëtorëve politikë.

Në vitin 2000 janë ngrirë asetet e Millosheviqit, gruas së tij Mirjana Markoviq, birit të tij Marko, ish presidentit serb Milan Milutinoviq dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Dragoljub Ojdaniq.

Një burim i BE-së ka thënë për Radion Evropa e Lirë se sanksionet janë hequr për shkak se këta persona nuk përbëjnë më rrezik për Bashkimin Evropian.

Millosheviq, është akuzuar për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit për rolin e tij gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë gjatë viteve të 90-ta.

Ai po ashtu është përballur me akuza për gjenocid gjatë luftës së viteve 1992-95 në Bosnje, ku kanë vdekur 100.000 njerëz.

Millosheviq është gjetur i vdekur në qendrën e paraburgimit në gjykatën e Hagës më 11 mars 2006.

XS
SM
MD
LG