Ndërlidhjet

logo-print

Kina e Afganistani forcojnë bashkëpunimin


Presidenti afgan Ashraf Ghani dhe Presidenti kinez Xi Jinping

Presidenti afgan Ashraf Ghani dhe Presidenti kinez Xi Jinping

Udhëheqësi i Afganistanit dhe ai i Kinës i kanë premtuar njëri tjetrit një partneritet të ri afatgjatë mes të dyja vendeve.

Ky premtim është bërë gjatë vizitës që sot ka zhvilluar në Pekin, presidenti i ri afgan Ashraf Ghani.

"Ne e shohim Kinën si partner strategjik të vendit tonë”, i ka thënë Ghani homologut të tij nga Kina Xi Jinping, gjatë takimit të tyre në Pekin.

Presidenti kinez Xi ka thënë se vendi i tij po punon drejt një ‘epoke të re të bashkëpunimit në marrëdhëniet Kinë-Afganistan’.

Ndryshe, kompania energjetike nga Kina ‘Energy-hungry’ është investitori kryesor në Afganistan, e cila vlerësohet se posedon 1 trilion dollarë vlerë të burimeve minerale.

Afganistani dhe Kina ndajnë një kufi prej 76 kilometrash në mes të koridorit Uakhan dhe rajonit të largët perëndimor Xinjiang të Kinës.

XS
SM
MD
LG