Ndërlidhjet

logo-print

13 sulme të reja kundër IS në Siri dhe Irak


Pamje nga sulmet e reja të sotme në Kobani të Sirisë

Pamje nga sulmet e reja të sotme në Kobani të Sirisë

Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot kanë ndërmarrë katër sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri.

Kurse bashkë me aleatët e saj, SHBA ka ndërmarrë edhe nëntë sulme të tjera kundër IS-së në Irak, ka njoftuar Qendra Komanduese e SHBA-së.

Në Siri, sulmet ajrore kanë ndodhur afër Kobanit, ku është shkatërruar një njësi e vogël e IS-së dhe katër pozicione luftarake të tyre.

Ndërsa koalicioni ndërkombëtarë i udhëhequr nga SHBA, në shënjestër kanë pasur përsëri një digë në Mosul, e cila është me rëndësi kyçe për furnizimin me energji të një pjese të Irakut.

Në këtë pjesë janë të pozicionuar militantë të IS-së, dhe sulmet e sotme kanë shkatërruar disa njësi të tyre dhe automjete.

Sulme të tjera kanë ndodhur në perëndim të Bagdadit, afër Sinjarit dhe në veri-perëndim të Hadithas.

XS
SM
MD
LG