Ndërlidhjet

logo-print

Kurdët e Irakut nisen për në Kobani


Pamje nga luftimet në Kobani

Pamje nga luftimet në Kobani

Luftëtarët kurdë nga Iraku janë nisur sot për t’ju bashkëngjitur luftëtarëve kurdë në Kobani të Sirisë, të cilët po luftojnë militantët e Shtetit Islamik (IS), ka njoftuar një zyrtar i lartë kurd.

Hemin Hawrami, zyrtar i lartë në Partinë Demokratike të Kurdistanit, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se kurdët irakianë janë nisur për në Turqi, prej nga më pas do të hyjnë në Kobani, vend ky i cili gjendet në kufi me Turqinë.

Para disa ditësh Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se rreth 200 trupa irakiane kurde do të lejohen që të përdorin Turqinë si tranzit për të hyrë në Kobani.

Ndryshe, në Kobani të Sirisë, thuhet se janë rreth 2,000 luftëtarë kurdë, që po luftojnë militantët e IS.

XS
SM
MD
LG