Ndërlidhjet

Dhjetëra punëtorë bllokohen nga shembja e një miniere


Ilustrim
Ilustrim

Më së paku 20 punëtorë janë bllokuar sot nga shembja e një miniere në jug të Turqisë.

Ekipi i shpëtimit dhe stafi mjekësor janë dërguar në këtë minierë, e cila gjendet në qytetin Ermenek.

Turqia njihet për fatkeqësitë e minierave, dhe ajo shënon aksidentet më të këqija në botën industriale.

Një prej fatkeqësive më të mëdha, ka ndodhur para 6 muajve në qytetin Soma, ku nga shembja e minierës kanë vdekur 301 punëtorë.

Lidhur me aksidentin e sotëm, ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar atë dhe sa mund të jetë numri i viktimave.



XS
SM
MD
LG