Ndërlidhjet

Muze i historisë hebreje në Poloni


Ilustrim

Ilustrim

Në Poloni është hapur një muze, përmes së cilës tregohet historia 1000 vjeçare e jetës së hebrenjëve në Poloni.

Muzeu i historisë së hebrenjëve polakë, është ndërtuar në vendin ku dikur ishte getoja e Varshavës.

Në muze janë të paraqitura dokumente, piktura, pamje të ndryshme, përmes të cilave tregohet kultura e pasur e hebrenjëve polakë, e cila u zhduk gjatë Holokaustit.

Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes, ku pjesëmarrës ishte edhe Presidenti polak Bronislaw Komorowski.

Synimi i muzeut është që të mbush boshllëkun e transmetimit të historisë hebraike mbi Holokaustin.

XS
SM
MD
LG