Ndërlidhjet

Dënohet miku i të akuzuarit për sulm në maratonën e Bostonit


I dyshuari për hedhjen e bombës në maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev.
I dyshuari për hedhjen e bombës në maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev.

Një juri amerikane ka dënuar të martën, mikun e të akuzuarit për sulm me bombë në maratonën e Bostonit.

Ai është dënuar me akuzën se ka gënjyer autoritetet gjatë hetimit.

Robel Phillipos, 21 vjeçar, është akuzuar se ka gënjyer kur ka thënë se e kishte vizituar sulmuesin e dyshuar për hedhje të bombës, Dzhokhar Tsarnaev tri ditë pas sulmit në maratonën e Bostonit.

Miku i tij i shkollës, Tsarnaev është i dyshuar për hedhjen e bombës në maratonën e Bostonit në prill të vitit 2013, ku si pasojë kanë vdekur tre persona dhe janë lënduar 260 të tjerë.

XS
SM
MD
LG