Ndërlidhjet

180 mijë dollarë dënim për promovimin e homoseksualëve


Pamje nga reklama
Pamje nga reklama

Një kompani kazake, është dënuar sot me 180 mijë dollarë, para këto që do t’i duhet t’ju paguaj 34 studentëve të cilët kishin ngritur padi ndaj saj.

Kompania ‘Havas Worldwide Kazakistan’ ka realizuar një reklam në të cilën shfaqet kompozitori kazak Qurmanghazy Saghyrbaiuly duke puthur poetin rus Alexander Pushkin.

Realizimi i kësaj reklame kishte për qëllim promovimin e një klubi të homoseksualëve, gjë që ka shkaktuar zemërim publik.

Daria Khamidzhanova, drejtoresh e kësaj kompanie, ka thënë se është ‘shokuar’ kur ka dëgjuar dënimin e shpallur nga një gjykatë në Almati.

Duke e kundërshtuar ashpër një vendim të tillë, ajo ka thënë se do të apelojë.

Ishin studentët ata që kanë reaguar ndaj kësaj reklame, sipas të cilëve ajo ofendon edhe kazakët edhe rusët.

XS
SM
MD
LG