Ndërlidhjet

Holanda në pritje të rezultateve për rrëzimin e avionit Boeing 777


Gjatë hetimeve në lokacionin e rrëzimit të avionit në Ukrainën lindore

Gjatë hetimeve në lokacionin e rrëzimit të avionit në Ukrainën lindore

Prokurorët holandezë janë ende në pritje të raportit të inteligjencës amerikane për rrëzimin e avionit Malayzia Airlines MH17.

Por sipas zyrtarëve të qeverisë holandeze, janë ligjet amerikane ato që po e komplikojnë procesin.

Holandezët kanë rol udhëheqës në hetimet e avionit Boeing 777, i cili u rrëzua në muajin korrik mbi territorin e mbajtur nga rebelët në Ukrainën lindore, me ç’rast humbën jetën të gjithë 298 njerëzit në bord, dy të tretat e të cilëve ishin holandezë.

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë thënë se sipas imazheve të paraqitura në satelitët e tyre, avioni është goditur nga një rakete ruse tokë-ajër e lëshuar nga separatistët pro-rusë të Ukrainës lindore.

XS
SM
MD
LG