Ndërlidhjet

Malala edhe me një çmim prestigjioz


Malala Yousafzai
Malala Yousafzai

Malala Yousafzai, 17 vjeçarja nga Pakistani e cila u shpërblye me çmimin Nobel për Paqe 2014, është nderuar edhe më një çmim tjetër për punën e saj për edukimin e fëmijëve.

Çmimi i radhës është ‘Çmimi Ndërkombëtar i Fëmijëve’ i cili fitohet përmes një votimi të fëmijëve të përfshirë nga e gjithë bota.

Ndryshe, Malala është personi më i ri që ka marrë Çmimin Nobel për Paqe 2014, e po ashtu i vetmi person që të njëjtin vit fiton edhe Çmimin Ndërkombëtar të Fëmijëve.

Në vititn 2012 Malala është plagosur nga talibanët, afër shtëpisë së saj në Pakistan, për shkak rolit të saj në luftën për të drejtat e fëmijëve për të shkuar në shkollë.

XS
SM
MD
LG