Ndërlidhjet

852 ekzekutime në Iran brenda një viti


Ahmed Shaheed, Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran

Ahmed Shaheed, Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran

Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran, Ahmed Shaheed, ka paralajmëruar për rritjen e numrit të ekzekutimeve në Republikën Islamike.

Në raportin e tij të fundit drejtuar të martën Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Shaheed tregon se më së paku 852 njerëz, përfshirë edhe 8 të mitur, janë ekzekutuar në Iran, prej korrikut 2013 deri në qershor 2014.

Ai thotë se këto shifra tregojnë ‘rritje alarmante’ të ekzekutimeve në Iran.

Sipas tij përkundër 'disa përparimeve të fundit të qeverisë iraniane dhe parlamentit’, situata e të drejtave të njeriut në Iran mbetet shqetësim serioz.

Shaheed ndër tjerash ka përmendur cenzurën dhe presionet tjera mbi mediat, duke theksuar se 35 gazetarë për momentin gjenden në burgje të Iranit.

XS
SM
MD
LG