Ndërlidhjet

logo-print

Kievi dënon përfshirjen ruse në zgjedhjet e Ukrainës lindore


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Të martën, Ukraina e ka dënuar mbështetjen ruse në zgjedhjet e paralajmëruara nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore, duke i quajtur ato si ‘shkatërruese dhe provokuese’.

Autoritetet zyrtare të Kievit thonë se Moska mund të shkatërrojë mundësitë për paqe në këtë vend.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, ka thënë se votimi i organizuar për 2 nëntor nga rebelët në Ukrainën lindore, shkel rëndë marrëveshjen ndërkombëtare të arritur në Minsk në shtator.

Ai në vazhdimësi ka bërë thirrje që zgjedhjet lokale në Ukrainë duhet t’iu përmbahen rregullave dhe ligjeve të shtetit.

Por pavarësisht kritikave të Kievit, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka thënë se Moska e ka në plan që të njeh zgjedhjet e organizuara nga separatistët në Donetsk dhe Luhans të Ukrainës lindore.

Ndryshe, më 5 shtator, mes separatistëve pro-rusë, përfaqësuesve të Ukrainës dhe përfaqësuesve të Rusisë, në Minsk është arritur marrëveshja e armëpushimit, ku ndërmjetësues ka qenë edhe Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE.

Por kjo marrëveshja vazhdon të shkelet.

XS
SM
MD
LG