Ndërlidhjet

Gazprom Neft thotë se po e sfidon BE-në


Punëtorë të Gazprom-it rus

Punëtorë të Gazprom-it rus

Përfaqësues të Gazprom Neft, degë kjo që merret me naftën brenda Gazpromit të kontrolluar nga shteti rus, kanë thënë të martën se ata kanë sfiduar Bashkimin Evropian në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së, lidhur me sanksionet ndaj firmës së tyre.

Gazprom Neft, është një ndër kompanitë që BE e ka sanksionuar për shkak të përfshirjës ruse në konfliktin në Ukrainën lindore.

Sanksionet e BE-së, kufizojnë Gazprom Neft, prodhuesi i katërt më i madh i naftës në Rusi, për të ngritur fondet në tregjet evropiane.

Sanksione ndaj Gazprom Neft kanë vendosur edhe Shtetet e Bashkuara, po ashtu për të njëjtën arsye.

Perëndimi akuzon Moskën se ajo po furnizon me armë dhe trupa separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës veriore, të cilët po luftojnë kundër qeverisë ukrainase.

Por, edhe pse dëshmitë për përfshirjen ruse në Ukrainë po rriten, Moska vazhdon të mohojë një gjë të tillë.

Ndryshe, sanksionet e BE-së përfshijnë firma të mëdha ruse të sektorit energjetik, disa prej të cilave janë: Rosneft (kompania më e madhe ruse e naftës), Gazprom Neft ( degë që merret me naftën brenda Gazpromit), Transneft (operator i tubacioneve) dhe kompani të tjera, të cilat nuk lejohen që të sigurojnë investitorë apo kredi në tregun evropian.


XS
SM
MD
LG