Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani, vendi i dytë në botë më i keqi për femrat


Pamje në Pakistan

Pamje në Pakistan

Një raport i realizuar nga Forumi Ekonomik Botëror me bazë në Gjenevë, tregon se gratë pakistaneze vazhdojnë të përballen me pabarazinë më të keqe në botë, në kujdesin shëndetësor, në arsimim dhe punësim.

Në raportin vjetor të indeksit për çështjet gjinore, Pakistani rënditet në vendin e 141-të, në listën e përbërë prej 142 vendeve të anketuara.

Sipas raportit, vendi i vetëm që ia kalon Pakistanit për diskriminim ndaj femrave, është Jemeni.

Irani është rënditur në vendin e 137-të, Taxhikistani në 102, Azerbajxhani në 94, Gjeorgjia në 85, Rusia në 75, Romania në 72, Maqedonia në 70, Kirgistani në 67, Ukraina në 56, Serbia në 54, Kazakistani në 43, Bjellorusia në 32, kurse Moldavia në 25.

Sa i përket të dhënave për Afganistanin, Irakun, Turkmenistantin, Uzbekistanin Bosnjën dhe Kosovën, nuk janë paraqitur.

Ndryshe pesë vendet e para në listën e 142 vendeve të botës, ku pozicioni i gruas është në nivel të lartë, janë: Islanda, Finlanda, Norvegjia, Suedia dhe Danimarka.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë rënditur në vendin e 20-të.

XS
SM
MD
LG