Ndërlidhjet

logo-print

SHBA rrit sigurinë e vendit


Shtëpia e Bardhë në Uashington

Shtëpia e Bardhë në Uashington

Departamenti i Sigurisë Kombëtare amerikane, ka njoftuar se do të rrisë sigurinë në ndërtesat federale të qeverisë në kryeqytet, Uashington, dhe në vende të tjera.

Kreu i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Jeh Johnson, ka njoftuar për këtë vendim, më 28 tetor, një javë pasi që një njeri i armatosur ka vrarë me armë zjarri një ushtar në Otava të Kanadasë, i cili ka arritur të hyjë edhe në parlament.

Johnson ka thënë se rritja e sigurisë vjen si rezultat i ‘thirrjeve të vazhdueshme publike nga organizata terroriste, për sulme ndaj Amerikës dhe vendeve të tjera’.

“Ky është një hap paraprak, që mbron ndërtesat dhe personelin e qeverisë, po ashtu mbron vizitorët e tyre", ka thënë Johnson.

Por ai nuk bëri të ditur se cilat do të jenë këto ndërtesa që do t’i nënshtrohen një sigurie më të lartë në vend, nga ana Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Ndryshe, ky departament, ruan afërsisht 10,000 ndërtesa të qeverisë amerikane.

XS
SM
MD
LG