Ndërlidhjet

SHBA dënon zgjedhjet e paralajmëruara nga rebelët në Ukrainën lindore


Sekretari i Shtetit amerikan, John Kerry

Sekretari i Shtetit amerikan, John Kerry

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dënuar paralajmërimet e separatistëve pro-rusë, për mbajtjen e zgjedhjeve në Ukrainën lindore, duke i konsideruar ato si të paligjshme.

Dy rajonet separatiste të Donetskut dhe Luhanskit kanë deklaruar mbajtjen e zgjedhjeve më 2 nëntor.

Kjo vjen, si përgjigjjje e rebelëve për të kundërshtuar zgjedhjet parlamentare të Ukrainës, të mbajtura më 26 tetor, të cilat i fitoi partia pro-evropiane e Presidentit Petro Poroshenko.

Sekretari i Shtetit amerikan John Kerry ka paralajmëruar se këto votime shkelin rëndë marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Minsk, mes separatistëve, Rusisë dhe Ukrainës.

Edhe Presidenti Poroshenko, më 28 tetor ka dënuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, duke i quajtur ato si ‘shkatërruese dhe provokuese’.

Ai ka akuzuar edhe Rusinë, për përfshirjen dhe mbështetjen që po i jep këtij organizimi.

Por pavarësisht kritikave të Kievit dhe SHBA-së, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka thënë se Moska e ka në plan që të njohë zgjedhjet e organizuara nga separatistët në Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës lindore.

XS
SM
MD
LG