Ndërlidhjet

Thirrje për lirimin e të burgosurve politik në Uzbekistan


Ilustrim

Ilustrim

Politikanë uzbek dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, kanë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që t’i bëjnë presion qeverisë së Uzbekistanit, për të liruar dhjetëra të burgosur politik, përpara zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm në Azinë Qendrore.

Politikani dhe aktivisti uzbek Sanjar Umarov, ka thënë më 28 tetor në një konferencë të Komisionit Amerikan të Helsinkit, se presioni nga ana e Uashingtonit mund të ndihmojë në lirimin e dhjetëra të burgosurve politikë në Uzbekistan, për të cilët ka njoftuar edhe organizata Human Rights Watch (HRW).

“Një gjë e tillë do të ishte vetëm fillimi. Shumë të burgosur të tjerë padrejtësisht në Uzbekistan duhet të lirohen”, ka thënë Umarov.

Në një raport të publikuar nga HRW më 26 tetor, thuhet se të burgosurit uzbekë më akuza të motivuara politikisht, u janë nënshtruar torturave në burgje, si: rrahje, goditje elektrike, kërcënime me zënie të frymës, kërcënime të dhunimit dhe poshtërim seksual.

Hulumtuesi i HRW për Azinë Qendrore, Steve Swerdlow ka thënë se grupi i të drejtave të njeriut, po i bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për të marrë në konsideratë shumë seriozisht, krijimin e një ‘mekanizmi të veçantë’, në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, i cili do të merret veçanërisht me situatën e të drejtave të njeriut në Uzbekistan.

“Në veçanti, për kushtet e të burgosurve politikë”, është shprehur ai.

Ndryshe, politikani Sanjar Umarov, ka apeluar tek Shtetet e Bashkuara, duke u thënë atyre që të ndërhyjnë në këtë proces.

“Nuk po kërkojmë armë, nuk po kërkojmë para, vetëm po kërkojmë nga Departamenti i Shtetit amerikan, që të ndërpresë shkeljet që po bëhen ndaj të burgosurve politik uzbek”, është shprehur Umarov.

Sanjar Umarov 58 vjeç, ka qenë vet i arrestuar, në vitin 2006 me akuza për përvetësim dhe evazion fiskal, të cilat mbështetësit e tij i kanë quajtur akuza me motive politike.

Ai është liruar në vitin 2009, dhe më pas ka shkuar për të jetuar në SHBA.

XS
SM
MD
LG