Ndërlidhjet

logo-print

Vdes Presidenti i Zambisë


Presidenti i Zambisë, Michael Sata

Presidenti i Zambisë, Michael Sata

Presidenti zambian Michael Sata ka vdekur në moshën 77 vjeçare, pas një sëmundjeje, ka njoftuar sot qeveria afrikane.

Sata kishte fituar zgjedhjet presidenciale 2011 në Zambi, kur kishte konkuruar me një platform e cila theksonte betejën e ashpër kundër korrupsionit.

Por, pavarësisht premtimit të tij për të luftuar korrupsionin në Zambia dhe për të liruar mediat nga ndërhyrjet e qeverisë, Sata kishte në shënjestër politikanët opozitarë dhe gazetarët të cilët kritikonin politikat e tij.

Para se të shfaqte interesimin për politikë në vendin e tij, Sata dikur ishte student, polic dhe më pas pastrues i stacionit hekurudhor në Londër.

Sata po shërohej në spitalin e Londrës King Edward VII, ndërsa ka ndërruar jetë në orët e vona të 28 tetorit.

XS
SM
MD
LG