Ndërlidhjet

Rosneft-i rus kërkon nga Putin që të sanksionojë Perëndimin


Igor Sechin, kreu i Rosneft, kompanisë më të madhe të naftës në Rusi
Igor Sechin, kreu i Rosneft, kompanisë më të madhe të naftës në Rusi

Kompania më e madhe e naftës në Rusi, Rosneft, ka kërkuar nga Presidenti Vladimir Putin që të imponojë një seri sanksionesh ndaj Perëndimit.

Kjo si shenjë hakmarrjeje për masat e aplikuara të Perëndimit ndaj Rusisë për shkak rolit të Moskës në konfliktin në Ukrainë.

E përditshmja ruse "Kommersant" shkruan se propozimet e Rosneft, përfshijnë kufizimin e bashkëpunimit në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, ndalimin e hedhjes dhe eliminimit të mbeturinave bërthamore të SHBA-së dhe BE-së në Rusi, si dhe konfiskimin e pronave të qytetarëve të Perëndimit, që i posedojnë në Rusi.

Perëndimi ka aplikuar një seri të sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak aneksimit të Krimesë dhe përkrahjes së separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore.

Këto sanksione përfshijnë industritë kryesore ruse dhe individë të afërt me Putinin, duke përfshirë këtu kompaninë Rosneft dhe kreun e saj, Igor Sechin.



XS
SM
MD
LG