Ndërlidhjet

Pritet lirimi i 10,000 të burgosurve në Taxhikistan


Ilustrim
Ilustrim

Parlamenti i Taxhikistanit ka miratuar sot ligjin për amnistimin e mijëra të burgosurve.

Presidenti Emomali Rahmon ka propozuar amnestinë e të burgosurve, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të miratimit të Kushtetutës post-sovjetike të Taxhikistanit më nëntor 1994.

Prokurori i Përgjithshëm Sherkhon Salimzoda, i cili ka prezantuar ligjin para ligjvënëse, ka thënë se rreth 10,000 të dënuar dhe të dyshuar që mbahen në qendra të paraburgimit, mund të lirohen.

Por amnistimi nuk përfshin të dënuarit për tradhti të lartë, spiunazh, terrorizëm, përdhunim dhe vrasje.

Ndryshe, në vitin 2011, nga një ligj i tillë janë amnistuar në Taxhikistan, rreth 4,300 të burgosur.



XS
SM
MD
LG