Ndërlidhjet

Sulmohet ndërtesa e qeverisë në Shkup


Ilustrim
Ilustrim

Dy predha janë shkrepur mbrëmë ndaj ndërtesës së qeverisë së Maqedonisë, por pa pasoja në njerëz. Nuk njoftohet as për dëme materiale.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme MPB, predhat janë shkrepur rreth orës 22:00 dhe kanë përfunduar në muret e ndërtesës.

Nga qeveria nuk komentojnë rastin dhe nuk njoftojnë nëse gjatë kohës së sulmit ka qenë në ndërtesë ndonjë nga anëtarët e kabinetit qeveritar. Nga MPB-ja thonë se punojnë për zbardhjen e rastin.

Ndryshe, një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në vitin 2007, ku sipas një njoftimi të MPB-së, ndaj ndërtesës së qeverisë ishin shkrepur dy predha.

Në atë kohë qeveria sulmin e kishte vlerësuar si akt terrorist dhe si mesazh për të ndryshuar politikën e saj të veprimit.


XS
SM
MD
LG