Ndërlidhjet

Parlamenti iranian hedh poshtë propozimin e Presidentit


Pamje nga Parlamenti iranian
Pamje nga Parlamenti iranian

Parlamenti i Iranit ka refuzuar propozimin e Presidentit të vendit, për nominimin e Mahmoud Nili Ahmadabadi në postin e ministrit të Shkencave, me arsyetimin se ai nuk është i përkushtuar plotësisht në vlerat islame.

Presidenti iranian Hassan Rohan, ka nominuar Ahmadabadin për këtë post, muajin e kaluar.

Refuzimi i legjislaturës për të miratuar nominimin e Presidentit, erdhi dy muaj pasi ministri i mëparshëm i Shkencave u detyrua të largohet, për shkak se konservatorët të cilët e dominojnë legjislaturën, e akuzonin atë se është bërë mbështetës i zërave pro-perëndimore në Univerzitete.

Kundërshtarët e Rohanit në parlament, e kanë akuzuar kabinetin e Presidentit, për nominimin e njerëzve që janë të afërt me Perëndimin.

XS
SM
MD
LG