Ndërlidhjet

Yatsenuk pretendon të mbetet kryeministër i Ukrainës


Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk

Arseniy Yatsenyuk ka thënë se ai ka të ngjarë që të qëndrojë në postin e kryeministrit të vendit, pasi që të formohet qeveria e re.

Në një konferencë për shtyp sot Yatsenyuk ka thënë se ‘partia e tij e cila ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare, obligohet që të fillojë procesin e bisedimeve për krijimin e koalicionit’.

Në zgjedhjet parlamentare të 26 tetorit në Ukrainë, Partia e Frontit Popullor e udhëhequr nga Yatsenyuk ka marrë 22.2 përqind të votave, duke dalë e para në zgjedhje.

21.8 përqind i ka marrë blloku i Presidentit Petro Poroshenko.

Yatsenyuk, ka thënë se ka ardhur koha që të fillojnë bisedimet me partnerët e mundshëm për krijimin e koalicionit, duke përmendur kreun e bllokut Petro Poroshenkon, ish kryeministren Julia Timoshenko dhe politikanë të tjerë.

Ndryshe sipas tij, anëtarët e mundshëm të koalicionit duhet të kenë listën e tyre të kandidatëve për postet e kabineti, të gatshme deri më 3 nëntor.

XS
SM
MD
LG