Ndërlidhjet

Jahjaga: Liderët të lënë anash interesat partiake


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, Farid Zarif, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ata kanë biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë, në prag të mbledhjes së radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë, e cila do të mbahet më 13 nëntor.

Duke u ndalur te përpjekjet për ndërtimin e institucioneve të reja të Kosovës, presidentja ka thënë se beson fuqishëm në një zgjidhje të pranueshme nga liderët e partive politike parlamentare, të cilët “duhet të lënë mënjanë interesat partiake në të mirë të shtetit të Kosovës, mirëqenies së qytetarëve të saj dhe proceseve integruese”.

XS
SM
MD
LG