Ndërlidhjet

Dënohen dy ish-ushtarë serb, për ekzekutimin e 48 myslimanëve


Ilustrim
Ilustrim

Një Gjykatë në Bosnje e Hercegovinë ka dënuar sot, dy ish-ushtarë serb me nga 20 vjet burg.

Ata janë akuzuar për krime të ndryshme përfshirë ekzekutimin e 48 civilëve myslimanëve gjatë luftës në Bosnje në vitet e 90-ta.

"Predrag Milisavljevic dhe Milos Pantelic janë shpallur fajtor për përfshirje në dëbimin e popullatës myslimane nga Vishegrad, dhe për ekzekutimin e myslimanëve (meshkuj) mes prillit dhe qershorit të vitit 1992”, thuhet në deklaratën e gjykatësit.

Gjykatësja Vesna Jesenkovic, ka gjetur fajtor dy ish-ushtarët serb për pjesëmarrje në ekzekutimin e 48 myslimanëve të gjinisë mashkullore, të cilit i kishin ndarë nga konvoji i refugjatëve, derisa ishin duke u larguar nga Vishegradi. Krimi ka ndodhur më 15 qershor 1992.

Ndryshë, më këtë datë forcat serbe kanë vrarë në Vishegrad dhe përreth saj më shumë se 1,500 civilë.



XS
SM
MD
LG