Ndërlidhjet

IS vret 30 sunitë përnjëherë


Ilustrim
Ilustrim

Grupet militante të Shtetit Islamik (IS) kanë zënë sot 30 meshkuj myslimanë sunitë në një qytet në perëndim të Bagdatit, dhe më pas i kanë vrarë të gjithë përnjeherë me armë zjarri, kanë njoftuar zyrtarë irakian.

Vrasjet kanë ndodhur në rrugën kryesore në rajonin al-Bakir të qytetit Hit.

Kryetari këshillit të të provincës Anbar, Sabah Karhout, ka njoftuar se sunitët e vrarë ishin luftëtarë fisnorë, aleatë me qeverinë dhe anëtarët e forcave të sigurisë.

Ata janë zënë, derisa militatët e IS kanë vazhduar me ofenzivën e tyre në qytetin Hit, i cili gjendet rreth 140 kilometra larg kryeqytetit të Irakut.

Banorët kanë treguar se 30 burrat kanë parakaluar nëpër qytet, të përcjellur nga militantët të cilët përmes autoparlantëve, i thërrisnin ata tradhtarë që kanë luftuar kundër IS, dhe më pas i kanë vrarë.

Ndryshe Hit, është uzurpuar nga militantët e IS, në fillim të këtij muaji, pas një përplasjeje të ashpër që kanë zhvilluar me forcat e qeverisë dhe banorët e kësaj zone.

XS
SM
MD
LG