Ndërlidhjet

Dyshime për uljen e rasteve me Ebola në Liberi


Ilustrim

Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se shkalla e rasteve me sëmundjen vdekjeprurëse Ebola në Liberi, është duke u zbritur, ndonëse ekspertët janë ende duke shqyrtuar të dhënat për t'u siguruar nëse një gjë e tillë është për t’u besuar.

Kryqi i Kuq në Liberi, ka thënë të martën se ekipet kërkimore, javën e fundit kanë hasur në shumë më pak persona me temperaturë në krahasim me javët e kaluara, dhe po ashtu në qendrat e trajnimit, vazhdon me pasë shtretër të lirë.

Bruce Aylward, ndihmës i drejtorit gjeneral i OBSH-së, ka thënë të mërkurën se shkalla e infeksionit duket se po ngadalësohet, por sipas tij një gjë e tillë nuk do të thotë se sëmundja ka mbaruar.

Ai ka shtuar se ekspertët do të sigurohen, nëse kjo ka të bëjë vërtet me uljen e rasteve me këtë sëmundje, apo po mungon raportimi i të infektuarve të mundshëm.

Ai ka shtuar se më shumë se 13,600 njerëz janë infektuar me Ebola, shumica në Afrikën Perëndimore.

XS
SM
MD
LG