Ndërlidhjet

Ashton vlerëson bashkëpunimin me Jahjagën


Jahjaga dhe Ashton - foto arkivi
Jahjaga dhe Ashton - foto arkivi

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pranuar sot një letër nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, e cila është në prag të fundit të mandatit.

“Tani kur po i afrohem fundit të mandatit tim si Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian, desha t'ju bëj me dije se sa shumë i kam vlerësuar marrëdhëniet e afërta të punës gjatë këtyre viteve. Ishte privilegj t'ju njoh dhe të punoj me ju”.

“Jam shumë e kënaqur që kemi arritur të bëjmë përparim shumë të mirë në dy fusha në veçanti. Fillimisht, dua të veçoj avancimin e rëndësishëm të rrugës evropiane të Kosovës dhe përshëndes përpjekjet tuaja në këtë aspekt, dhe së dyti punën e bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Jam e bindur që procesi i integrimit të Kosovës në BE dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, do të jenë shtytje për reformat e brendshme në Kosovë”, thuhet pos tjeras në letrën e baroneshës Ashton.

Ashtonin do ta pasojë ministrja e Jashtme e Italisë, Frederica Mogherini.

XS
SM
MD
LG