Ndërlidhjet

logo-print

Shri Lankë: Varrosen të gjallë 100 persona


Ilustrim

Ilustrim

Ministri për Menaxhimin e Katastrofave në Shri Lankë, Mahinda Amaraweera, ka thënë se rreth 100 njerëz janë varrosur të gjallë nga rrëshqitja e dheut.

Ai ka thënë se ka vizituar vendin e katastrofës dhe se nuk ka shanse që ata të kenë mbijetuar.

Rrëshqitja e dheut ka ardhur si pasojë e shirave monsun, të cilat kanë përmbytur rreth 140 shtëpi në qarkun Badulla.

Forcat e sigurisë janë mobilizuar në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

Shirat monsun shkaktohen nga erërat në Oqeanin Indian dhe Azinë Jugore.

XS
SM
MD
LG