Ndërlidhjet

logo-print

Arrijnë përforcime për kurdët në Kobani


Kobani, Siri

Kobani, Siri

Një grup i rebelëve sirianë ka arritur në Kobani të Sirisë, për të ndihmuar mbrojtjen e këtij qyteti nga militantët e Shtetit Islamik.

Midis 50 dhe 200 rebelë të Ushtrisë së Lirisë Siriane thuhet se kanë hyrë në Kobani nga Turqia.

Ata duan t’iu vijnë në ndihmë luftëtarëve kurdë, që po luftojnë militantët e Shtetit Islamik.

Zyrtarët në Ankara nuk kanë bërë ende ndonjë koment.

Ushtria e Lirë Siriane grumbullon rebelë që luftojnë për rrëzimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Mbi 800 njerëz janë vrarë dhe 200,000 të tjerë janë zhvendosur prejse militantët e Shtetit Islamik kanë nisur ofensivën në Kobani, gjashtë javë më parë.

XS
SM
MD
LG