Ndërlidhjet

SHBA kërkon lirimin e pilotes ukrainase


Nadezhda Savchenko
Nadezhda Savchenko

Uashingtoni i ka bërë thirrje Rusisë që të lirojë menjëherë piloten ukrainase, Nadezhda Savchenko.

Ajo është kapur në lindje të Ukrainës në muajin qershor dhe më vonë është dorëzuar në Rusi, ku akuzohet për vrasjen e dy gazetarëve rusë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se paraburgimi i Savchenkos paraqet “shkelje brutale” dhe minon angazhimet e Rusisë sipas Marrëveshjes së Minskut.

Savchenko po mbahet në spitalin psikiatrik Serbsky të Moskës.

XS
SM
MD
LG