Ndërlidhjet

Bratisllavë: Kosova në mesin e pjesëmarrësve në samitin për Ballkanin


Në Bratisllavë të Sllovakisë sot fillon mbledhja dyditëshe e ministrave të jashtëm të Grupit të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën pritet të vërtetohet nevoja e zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian.

“Ministrat do të vërtetojnë rëndësinë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, zgjerimit të BE-së, dhe gatishmërisë, që edhe mëtutje të ndihmohen partnerët nëpërmjet transmetimit të përvojave autentike nga procesi i tranzicionit të vet dhe i evrointegrimit”, ka njoftuar Ministria e jashtme e Sllovakisë.

Anëtarët e Grupit të Vishegradit, Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria, pritet që ta miratojnë deklaratën e përbashkët për rajonin ballkanik dhe themelimin e një fondi special të solidaritetit për Ballkanin Perëndimor, me seli në Tiranë, sipas shembullit të fondit të ngjashëm për mbështetje të bashkëpunimit rajonal në kuadër të Grupit të Vishegradit, raporton agjencia Beta.

Pos, zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, në samit marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë, ka konfirmuar ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurtz.

XS
SM
MD
LG