Ndërlidhjet

Francë: Nuk janë plotësuar kushtet nga Rusia për furnizim me luftanije


Pamje e luftanijes Mistral

Pamje e luftanijes Mistral

Minsitri i financave i Francës, Michel Sapin, tha se Parisi nuk është i gatshëm ta dërgoj luftanijen e parë, prej gjithsej dy sosh, që janë porositur nga Rusia, pasi Moska nuk i ka plotësuar kushtet e parapara.

Ministri Sapin i tha sot radios RTL se “kushtet nuk janë plotësuar për dërgimin e Mistralit”.

Kontrata për shitjen e luftanijes Mistral në Rusi ishte nënshkruar në vitin 2010.

Michel Sapin tha se kushti kryesor është përmirësim i dukshëm në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës.

“Në një nivel, gjërat janë më mirë, por ende ka shqetësime”, tha Sapin.

Më 5 shtator presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se armëpushimi ndërmjet Ukrainës dhe separatistëve prorusë duhet të “respektohet në mënyrë komplete”, para se Franca ta dërgoj luftanijen, e cila shërben edhe për bartje të helikopterëve.

Dje, zyrtari i lartë qeveritar rus, Dmitry Rogozin, tha se Rusia pret që më 14 nëntor ta pranoj luftanijen e parë Mistral.

XS
SM
MD
LG