Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se Liberia, vend në Afrikën Perëndimore, që më së shumti është goditur nga epidemia Ebola, duket se po shënon rënie në përhapjen e virusit.
Bruce Aylward, ndihmësdrejtor i përgjithshëm në OBSH, tha mbrëmë se numri i varrimeve dhe pranimi i rasteve të reja ka rënë, megjithqë ka tërhequr vërejtjen që të mos bëhen konkluzione optimiste.
OBSH-ja thotë se së paku 300 vetë më pak kanë vdekur në Liberi se sa mendohej më parë, ndërsa një numër prej 200 vetësh, që kanë vdekur nga kjo sëmundje, i janë shtuar numrit të viktimave në Sierra Leone.
Sipas të dhënave më të reja të OBSH-së, nga Ebola kanë vdekur 4,922 vetë.