Ndërlidhjet

IS-i i ka liruar 25 fëmijë të rrëmbyer kurdë


Pamje nga luiftimet në qytetin Kobani në Siri

Pamje nga luiftimet në qytetin Kobani në Siri

Një grup monitorues thotë se dje militantët e Shtetit Islamik (IS) i kanë liruar 25 fëmijë kurdë në Siri.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i monitoron zhvillimet në luftën civile në Siri, tha se fmijët ishin liruar në qytetin Minbij në Siri.

Xhihadistët e Shtetit Islamik, që luftojnë kundër luftëtarëve kurdë në Siri dhe Irak, i kanë rrëmbyer fëmijët e moshës 13 dhe 14 vjeçare nga qyteti Kobani në Siri, i banuar me popullatë shumicë kurde, derisa ata ishin kthyer nga provimet prej qytetit Alepo.

Gjatë javëve të fundit, disa fëmijë kanë ikur, derisa të tjerët ishin liruar në grupe ose individualisht.

Observatori tha se në muajin shtator, IS-i e kishte liruar grupin më të madh prej 70 fëmijësh.

Këto lirime u bënë në periudhën e luftimeve që po vazhdojnë në qytetin Kobani, ndërmjet militantëve të Shtetit Islamik dhe luftëtarëve kurdë.

XS
SM
MD
LG