Ndërlidhjet

Protestuesit djegin parlamentin në Burkina Faso


President i Burkina Fasos, Blaise Compaoré, në të majtë.
President i Burkina Fasos, Blaise Compaoré, në të majtë.

Protestuesit në Burkina Faso i kanë vënë zjarrin ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin Ouagadougou.

Dhuna ka ardhur pasi ligjvënësit kanë planifikuar të shqyrtojnë disa ndyrshime kushtetuese, që do t’i lejonin presidentit Blaise Compaore të garojë për një tjetër mandat vitin e ardhshëm.

Compaore tashmë është 27 vjet në krye të shtetit.

Opozita ka bërë thirrje për një fushatë të mosbindjes civile, për të kërkuar që Compaore të japë dorëheqje.

Policia ka përdorur sot gazin lotsjellës kundër protestuesve.

XS
SM
MD
LG