Ndërlidhjet

Rusia kërkon garanci nga BE-ja për gazin në Ukrainë


Ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak.

Ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak.

Rusia ka thënë se mosmarrëveshja e saj me Ukrainën, në lidhje me furnizimet me gaz, nuk do të zgjidhet, derisa Bashkimi Evropian nuk bëhet garantues i Kievit.

Moska kërkon që Ukraina të paguajë paraprakisht gazin për këtë dimër.

Pas bisedimeve trepalëshe në Bruksel, që kanë nisur qysh të mërkurën, ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak, ka thënë se palët janë pajtuar për “parametrat themelorë” të dokumenteve, që përcaktojnë çmimet dhe vëllimin.

Por, ai ka thënë se Rusia nuk do t’i japë gaz Ukrainës derisa të mos jetë e sigurt se ajo do të paguajë për furnizimet e ardhshme.

“Nëse ka para, do të ketë gaz”, ka thënë Novak.

XS
SM
MD
LG