Ndërlidhjet

Partia sekulare fiton zgjedhjet në Tunizi


Tunizi
Tunizi

Partia sekulare në Tunizi, Nidaa Tounes, ka fituar shumicën e ulëseve në parlament.

Rezultatet fillestare tregojnë se partia liberale Nidaa Tounes ka marrë 85 ulëse të parlamentit 217-vendesh, ndërsa partia e moderuar islamike, Ennahda, 69 ulëse.

Zgjedhjet e 26 tetorit në Tunizi kanë qenë të dytat që nga revolta popullore e vitit 2011, e cila ka rrëzuar sunduesin veteran, Zine Abidine Ben Ali.

Kjo revoltë ka nxitur valën e protestave antiqeveritare në gjithë botën arabe.

XS
SM
MD
LG