Ndërlidhjet

Zbulohet edhe një varrezë masive në Irak


Irak
Irak

Autoritetet irakiane kanë thënë se kanë gjetur trupat e 48 sunitëve të vrarë nga militantët e Shtetit Islamik në provincën Anbar.

Mësohet se trupat janë gjetur në një varrezë masive jashtë qytetit Hit.

Të vrarët kanë qenë luftëtarë fisnorë, që kanë luftuar përkrah forcave të qeverisë, kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik.

Kjo është varreza e dytë masive që zbulohet këtë javë.

Të mërkurën është gjetur një varrezë me 30 trupa të pajetë të luftëtarëve sunitë.

Ata po ashtu janë kapur gjatë rënies së qytetit Hit në duart e militantëve.

XS
SM
MD
LG