Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli rihap xhaminë në Jerusalem


Ilustrim

Ilustrim

Izraeli ka rihapur xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem për besimtarët myslimanë, disa orë pasi ka urdhëruar mbylljen e saj.

Ky hap ka pasuar thirrjet e vendeve myslimane dhe të Shteteve të Bashkuara që besimtarët myslimanë të lejohen të hyjnë në xhami.

Zëdhënësja e policisë në Jerusalem, Luba Samri, ka thënë se hyrja për burrat të premten do të jetë e kufizuar për ata mbi 50 vjeç, për shkak të shqetësimeve për dhunë gjatë faljes së xhumasë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të ushtrojnë përmbajtje, pas përpjekjeve për të vrarë rabiun Yehuda Glick, më 29 tetor.

Glick është aktivist për të drejtat e hebrenjve në kompleksin e xhamisë, Al-Aqsa.

Sulmuesi i tij është qëlluar sot për vdekje nga policia izraelite.

XS
SM
MD
LG