Ndërlidhjet

FIFA shkurton klipin, për shkak të hartës me Krimenë


Ilustrim

Ilustrim

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka shprehur keqardhje të enjten, pasi një video e saj, që ka lansuar logon për Kampionatin Botëror më 2018, e ka treguar gadishullin e aneksuar të Krimesë si pjesë të Rusisë.

Videoja përfshin një hartë të Rusisë, vendit mikpritës, me Krimenë si pjesë të saj.

Klipi është autorizuar nga komiteti organizues i Kupës së Botës në Rusi.

FIFA ka thënë se do ta heqë “sekuencën në fjalë”.

Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në muajin mars, me gjithë kundërshtimet e qeverive perëndimore.

Qeveria e Ukrainës vazhdon ta konsiderojë atë si pjesë të terrritorit të saj.

XS
SM
MD
LG