Ndërlidhjet

Presidenti i Burkina Fasos s’jep dorëheqje


Presidenti i Burkina Fasos, Blaise Compaore, në të majtë.
Presidenti i Burkina Fasos, Blaise Compaore, në të majtë.

Presidenti i Burkina Fasos, Blaise Compaore, ka refuzuar të japë dorëheqje, me gjithë protestat e dhunshme kundër sundimit të tij.

Të enjten, protestuesit kanë sulmuar ndërtesën e parlamentit, duke vënë në flakë disa pjesë të saj.

Protestuesit kanë thënë se duan të ndalojnë votimin parlamentar, që do t’i mundësonte presidentit Compaore të garojë për mandatin e pestë.

Opozita ka thënë se rreth 30 njerëz janë vrarë në përleshjet me policinë, por shifrat nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Compaore është në pushtet qysh në vitin 1987.

XS
SM
MD
LG