Ndërlidhjet

Pekin: Konferencë ndërkombëtare për Afganistanin


Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, dhe ai i Kinës, Xi Jinping.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, dhe ai i Kinës, Xi Jinping.

Në Pekin të Kinës mbahet sot një konferencë ndërkombëtare për sigurinë dhe rindërtimin e Afganistanit.

Presidenti i ri afgan, Ashraf Ghani, udhëheq forumin e njohur si Procesi Ministror i Stambollit.

Konferenca vjetore bën së bashku Afganistanin dhe Kinën, si dhe disa vende dhe vëzhgues të tjerë.

Kina ka thënë se do t’i ofrojë 330 milionë dollarë grante Afganistanit, si dhe trajnime profesionale dhe bursa për 3,500 afganë gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.

Kina është investitor i rëndësishëm në Afganistan.

Dy vendet ndajnë një kufi prej 76 kilometrash.

XS
SM
MD
LG