Ndërlidhjet

Kapet Eric Frein, i shumëkërkuar në SHBA


Ilustrim

Ilustrim

Eric Frein, i shumëkërkuar në Shtetet e Bashkuara, është gjetur dhe arrestuar pas shtatë javësh në arrati.

Frein, i cili dyshohet për vrasjen e policit Bryon Dickson më 12 shtator, është dorëzuar pa kundërshtuar.

Ai ka qenë duke u fshehur në një hangar të braktisur të një aeroporti në Bak Hill të Pensilvanisë.

Kërkimi për të ka zgjatur 48 ditë.

Frein është përfshirë edhe në listën e FBI-së, në mesin e dhjetë personave më të kërkuar në SHBA.

Për informacionet për vendndodhjen e tij janë ofruar 175,000 dollarë.

“Mund të konfirmojmë se Eric Frein tani është në paraburgim. Më shumë detaje do të shpallen më vonë”, ka thënë policia e Pensilvanisë.

XS
SM
MD
LG