Ndërlidhjet

Hungaria anulon taksën e internetit


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Hungaria ka vendosur që të lërë mënjanë taksën e propozuar për trafikun e të dhënave në internet, pas protestave masive kundër planit.

“Kjo taksë, në formën e saj aktuale, nuk mund të futet”, ka thënë kryeministri Viktor Orban.

Protestat e mëdha kanë nisur qysh të dielën, kur protestuesit kanë hedhur pjesë të vjetra të kompjuterëve në selinë e partisë së Orbanit, Fidesz.

Projektligji, i cili është dënuar edhe nga Bashkimi Evropian, do të vinte tarifë për çdo gigabajt të të dhënave të transferuara në internet.

XS
SM
MD
LG