Ndërlidhjet

Bllokohen mediat sociale në Taxhikistan


Ilustrim

Ilustrim

Facebook-u dhe media të tjera sociale janë bllokuar pjesërisht në Taxhikistan, për herë të tretë këtë muaj.

Përdoruesit e internetit kanë thënë se Facebook-u, si dhe portali lokal i lajmeve Topnews.tj dhe rrjeti social rus VKontakte, nuk kanë qenë të arritshëm më 30 tetor.

Arsyeja e bllokadës nuk është e qartë.

Në ditët e fundit, autoritetet taxhike kanë bllokuar kohë pas kohe qasjen në ueb-faqet e lajmeve dhe të mediave sociale, përfshirë shërbimin taxhik të Radios Evropa e Lirë, por më vonë i kanë zhbllokuar ato.

Shërbimi për Komunikime i Taxhikistanit ka thënë se nuk ka urdhëruar ndonjë bllokadë.

XS
SM
MD
LG