Ndërlidhjet

Rasti MH370: Dy të mitur ngrenë padi


Ilustrim
Ilustrim

Dy fëmijë malajzianë, babai i të cilëve ka qenë në aeroplanin e Malajzisë, i cili është zhdukur në muajin mars, kanë ngritur padi kundër kompanisë ajrore dhe qeverisë.

Kjo besohet se është padia e parë për këtë rast që nga incidenti i 8 marsit.

Padia akuzon Departamentin e Aviacionit Civil, duke thënë se ka dështuar të kontaktojë me aeroplanin brenda një kohe të arsyeshme pas zhdukjes.

Fluturimi MH370, nga Kuala Lampuri për në Pekin, ka pasur 239 njerëz në bord.

Avokatët që përfaqësojnë dy djemtë e mitur të pasagjerit Jee Jing Hang kanë ngritur padinë në Gjykatën e Lartë në Kuala Lampur.

Padia akuzon për neglizhencë edhe departamentin e imigracionit dhe forcën ajrore.

XS
SM
MD
LG